English

Sarandë: Bashkia Merr Në Dorëzim Farin E Lëkurësit, Dhuratë E Qeverisë Italiane

SARANDË, 25 Qershor /ATSH-Telnis Skuqi/ - Bashkia e Sarandës mori në dorëzim të premten farin e Lëkurësit, dhuratë e qeverisë italiane. Konsulli Italian në Vlorë, Sergio Strozi, tha se edhe për diplomatët është një ngjarje e veçantë dorëzimi i një vepre të tillë, që rrit shkallën e sigurisë së navigimit të mjeteve detare dhe atyre turistike. Fari i Sarandës ka efekte orientuese në rrezen 25 milje detare dhe u shërben dhe fluturimeve ajrore e shërbimeve të tjera. Kulla e farit është e veshur me rrasa guri karakteristik për ndërtimet në Lëkurës. Ai është i përbërë nga një mbulesë e tejdukshme dhe brenda tij është vendosur një optikë rrotulluese e një tjetër fikse. Në ceremoni morën pjesë ushtarakët e lartë italianë e shqiptarë, kolonel Vladimir Avdia, drejtor i operacioneve në shtabin e përgjithshëm, kolonel Diego Regalli, shef i delegacionit italian të ekspertëve, kapiten i rangut të parë Artur Meçollari, konsulli Italian në Vlorë, Sergio Strozi, kryetari i Bashkisë, Edmond Gjoka, etj. /ch/
KOMENTE