Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Bregu I Fildishtë, Fitore Pa Vlerë Përballë Koresë Së Veriut
English

Sport-Botëror/ Bregu I Fildishtë, Fitore Pa Vlerë Përballë Koresë Së Veriut

T TIRANË, 25 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Bregut të Fildishtë nuk i ka mjaftuar fitorja 3-0 përballë Koresë së Veriut për të marrë kualifikimin në grupi G, pasi doli i treti me 4 pikë. Pas një nisjeje të mirë me dy gola në 20 minuta, me autorë Yaya Toure14' dhe Romariç në të 20-ën, plus dhe shtyllat e Gervinjos dhe Romariçit, skuadra e drejtuar nga suedezi Sven Goran Erikson uli ritmin me kalimin e minutave duke mos arritur të gjejë atë goleadë të nevojshme për t'u kualifkuar, nëse Brazili do të mposhte Portugalinë. Goli tretë i Kalou në minutën e 81-të erdhi tepër vonë, por gjithsesi vlejti për t'i dhënë Bregut të Fildishtë një mbyllje me fitore të këtij Botërori. Ndërkohë që Koreja e Veriut e mbylli aventurën e saj në "Afrika e Jugut 2010" me 3 humbje, duke pësuar 12 gola dhe duke shënuar vetëm 1. Grupi G Koreja e Veriut - Bregu i Fildishtë 0-3 Shënues: Yaya Tourè 14', Romariç 20', Kalou 81 Koreja e Veriut (5-4-1): Ri Myong Guk; Cha Jong Hyok, Pak Chol Jin, Pak Nam Chol, Pak Nam Chol II, Mun In Guk (Choe Hyok); Ri Jun Il, Ju Yun Nam, An Yong Hak, Hong Yong Jo; Jong Tae Se Trajner: Kim Jong Hun. Bregu i Fildishtë (4-4-2): Barry; Eboue, Kolo Tourè, Zokora, Boka; Keita (Dindane), Yaya Tourè, Tiotè, Romaric (Doumbia); Gervinho (Kalou), Drogba.Trajner: Sven Goran Eriksson. /a.ke/
KOMENTE