Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Ekipet E Vogla , Të Paktën Njëra Në Gjysëmfinale
English

Sport-Botëror/ Ekipet "E Vogla", Të Paktën Njëra Në Gjysëmfinale

TIRANË, 25 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Botërori "Afrika e Jugut" 2010 po bëhet pas çdo ndeshjeje gjithnjë e më i paparashikueshëm. Tani që skema e eliminimeve direkte po merr formë, skenari është vërtet interesant. Nga njëra anë kemi Uruguaj-Kore e Jugut dhe SHBA-Ganë, dy sfida prej të cilave nuk priten gjëra të mëdha. Nga ana tjetër Argjentinë-Meksikë dhe mbi të gjitha, Gjermani-Angli. Pra, një finale e parakohshme, në fund të së cilës, njëra prej pretendenteve duhet t'i thotë lamtumirë Afrikës së Jugut. Uruguaji, Koreja e Jugut, SHBA dhe Gana kanë një rast sa të veçantë, aq edhe të çuditshëm. Fitueset e këtyre dy çifteve do të sigurojnë çerekfinalen dhe do të takohen mes tyre për një biletë mes katër më të mirëve. Kjo do të thotë se gjysmëfinalja e parë e botërorit do të ketë protagoniste njërën prej këtyre përfaqësueseve. Në fillim të aktivitetit askush nuk e besonte se mund të shkonin kaq larg. Për secilën, arritja në gjysmëfinale vlen sa një botëror i fituar. Nga forma që kanë treguar në grupe, Uruguaji duket disi më e favorizuar. Porta e dy herë kampionëve të botës vazhdon të mbetet ende e paprekur. Kurse në anën tjetër të tabelës, tre nga katër ekipet që pretendojnë gjysmëfinalen, janë të mëdha. Në sfidën Argjentinë-Meksikë skuadra e Maradonës duket favorite, kurse midis Gjermanisë dhe Anglisë është e vështirë të bësh parashikime. Përballje që niset pa fitues, por që premton spektakël. Megjithatë, një gjë është e sigurt: në gjysmëfinale do të mungojnë dy prej ekipeve pretendente për të triumfuar në fund. /a.ke/
KOMENTE