Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli- Al Nahyan: Raportet Shqipëri-Emirate, do intesifikohen
English

Topalli- Al Nahyan: Raportet Shqipëri-Emirate, do intesifikohen

Tiranë, 25 Qershor NOA - Rritja e bashkëpunimit ekonomik, marrëdhëniet ndërparlamentare dhe Kosova ishin në fokus të takimit që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pati sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed al Nahyan.

“Jemi krenarë dhe shumë të kënaqur për nivelin politik të marrëdhënieve tona, por kemi mundësi dhe duhet të bëjmë më shumë për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik”, tha ministri i Jashtëm i Emirateve.

Duke ndarë të njëjtin mendim me të, kryetarja e Kuvendit tha se “nxitja e investimeve është një prioritet, ashtu siç është tashmë realitet rritja e interesit të investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri. Vendi ynë ofron potenciale të mëdha në turizëm, infrastrukturë, energjitikë e të tjera dhe biznesi në Shqipëri gjen një klimë shumë të favorshme dhe siguri të plotë”.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit e falënderoi ministrin e Jashtëm të Emirateve, për faktin se vendi i tij ishte i pari në Gjirin Persik që njohu pavarësinë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit tha se “pavarësia e Kosovës ishte një nga qëllimet e vizitës që pata para pak kohësh në Gjirin Persik dhe ky vendim i Emirateve ishte një inkurajim edhe për vendet e tjera. Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe tashmë ky shtet i ri ka institucione të forta, shtet ligjor dhe një demokraci funksionuese”.

n.e/NOA

KOMENTE