Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unioni i Gazetarëve: Të mbrojmë median, po rrezikohet profesioni ynë
English

Unioni i Gazetarëve: Të mbrojmë median, po rrezikohet profesioni ynë

Tiranë, 25 Qershor NOA – Ndërsa çështja “Pango” është rikthyer përsëri në vëmendjen e opinionit publik shqiptar, pasi gjykata ka vendosur që televizioni “Top Channel” duhet t’i paguajë ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, një gjobë prej 400 mijë eurosh, për shkelje të privatësisë, Unioni i Gazetarëve, ka iniciuar një seri diskutimesh në tryezë të rrumbullakët, me qëllim gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për mbrojtjen e medias në Shqipëri.

“Vendimi i Gjykatës së Tiranës ka një bazë jo ligjore. Gjyqtari Bendo, mbështetet në vendimin e prokurorisë, dhe jo vetëm kaq, por ka marrë vetëm pjesën që i takonte për të mbrojtur ish ministrin”, tha Filip Çakuli, drejtor i emisionit investigativ “Fiks Fare”. Sipas tij, gjykata nuk e njeh se çfarë përfaqëson gazetaria investigative, për këtë arsye çështja ka marrë këtë drejtim.

Ky takim kishte në fokus, propozimin e ideve dhe opinioneve të ndryshme, me qëllim “përmbysjen” e vendimit të gjykatës së Tiranës, që sipas tyre po kërkon të intimidojë gazetarinë investigative në Shqipëri.

Përveç kësaj, Unioni i Gazetarëve theksoi një zëri se ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm, kështu që duhet të gjendet një rrugë e mesme për të mbrojtur mediat e lira.

“Ne nuk jemi këtu për të verifikuar apo për të diskutuar mbi provat e kësaj çështjeje, por për të ndërmarrë një aksion në ndihmë të gazetarëve dhe medias së lirë. Ne si Union i gazetarëve do të ftojmë disa prej organizatave më prestigjioze në botë të monitorojnë dhe të ndjekin hap pas hapi procesin gjyqësor si dhe të kërkojmë nga autoritetet më të larta ligjore dhe institucionale të vendit ta ndjekin me vëmendje precedentin e peticionit të grupit të gjyqtarëve ndaj “Top Channel”. Reagimet e komunitetit të gazetarëve shqiptarë sapo kane nisur”, tha kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe analistët Andrea Stefani, Arbër Zaimi, Adri Nurellari, Përparim Kabo etj.

n.e/NOA

KOMENTE