Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Vodafone Albania” hap dyert për studentët më të talentuar shqiptarë
English

“Vodafone Albania” hap dyert për studentët më të talentuar shqiptarë

Tiranë, 25 Qershor NOA – 17 studentë të përzgjedhur prej më shumë se 400 aplikantësh për programin risi të Vodafone Albania” Discover Vodafone’ (Zbulo Vodafone) përjetuan sot një eksperiencë krejt të veçantë ndërsa iu nënshtrohen një testi për t’u përzgjedhur si fitues, u bënë pjesë të një dite që emërtohet “Dita e Eksperiencës Vodafone”.

Haris Broumidis CEO i Vodafone Albania i uroi mirëseardhjen në kompani të gjithë kandidatëve dhe iu këshilloi ta vlerësojnë këtë ditë si një eksperiencë të veçantë duke u sugjeruar që t’i mposhtin emocionet dhe të përpiqen të jenë vetvetja.

Të 17 të përzgjedhurit gjatë fazës kualifikuese u testuan nga katër panele të ndryshëm prej ekzekutivësh të Vodafone në katër fusha të veçanta aftësish “të menduarit e aplikuar”; “të qenit iniciator”, “të qenit i angazhuar”; ‘të mësuarit dhe rritja profesionale’. Secilit kandidat iu desh të provonte të bindë të katër panelet e specialistëve se ai/ajo kishte aftësitë dhe zotësitë për të qenë një profesionist me mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi.

Filjori, një nga studentët me rezultate të larta e ëmon si një privilegj dhe kënaqësi që të mund të bëhet pjesë e stafit të një kompanie kaq prestigjoze si Vodafone.

Përveë testimit të gjithë kandidatët u vendosën para një prove, një çështjeje biznesi të improvizuar ku atyre iu desh të arsyetojnë, argumentojnë, formulojnë opsione, marrin vendime, mbrojnë ide dhe zbulojnë rreziqe dhe mundësi për në çështje biznesi. Mbas kësaj, panelet e vlerësimit do të shqyrtojnë aftësitë e secilit kandidat dhe do të marrin vendimin për të përzgjedhur 5 ose më shumë fitues.

Kandidatët fitues do të bëhen të ditur ditën e marte dhe do t’u ofrohet mundësia të punojnë fillimisht për një periudhë 1-vjeçare pranë Vodafone në projekte biznesi të një niveli profesional dhe që ofrojnë shanse të jashtëzakonshme për të zhvilluar më tej karrierën profesionale brenda Vodafone.

Përveç një page konkurruese dhe një pakete të shkëlqyer përfitimesh, ata do të kenë gjithë përkrahjen dhe nxitjen e nevojshme që do t'iu duhet për të lënë gjurmët e tyre në kompani.

“Zbulo Vodafone” është një program që vjen në Shqipëri prej Vodafone Albania si pjesë e një projekti Global të grupit më të madh të telefonisë celulare në botë Vodafone, të quajtur “Mundësitë e Vodafone Global për të Diplomuarit (‘Zbuloni Vodafone’)”.

n.e/NOA

KOMENTE