English

Afganistan - Isaf: Një Ushtar Humb Jetën Në Jug Të Vendit

KABUL, 26 qershor /ATSH-ANSA/ - Një ushtar i Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) humbi jetën sot në Afganistan, njoftoi kontingjenti i NATO-s me një komunikatë. Ushtari, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur, humbi jetën për shkak të shpërthimit të një bombe artizanale (ied) në jug të vendit. /e.v/
KOMENTE