Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anija luftarake “dorëzohet” në plazhin e Durrësit
English

Anija luftarake “dorëzohet” në plazhin e Durrësit

Durrës, 26 qershor, NOA – Një mjet lundrues i marinës shqiptare ka ngecur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në Durrës afër sheshit kryesor të qytetit, “Taulantia”.

Mjeti lundrues është një motovedetë shqiptare e cila patrullon në ujërat shqiptare. Motovedeta ka mbetur në zonën që njihet si problematike për gjithë anijet duke qenë se ka shkëmbinj dhe nën ujë janë dhe muret e vjetra të qytetit të Durrësit.

Por ajo që bënë dhe më të çuditshme këtë ngjarja ka të bëjë me faktin se anija shqiptare shërben edhe për të paralajmëruar anijet private për zonat e rrezikshme për lundrim në bregdetin e Durrësit. Ndërkohë që këtë herë ajo ka mbetur vet “peng” në bregdetin e Durrësit.

Mjetet e tjera lundruese të marinës shqiptare po punojnë për të nxjerrë anijen e ngecur mes shkëmbinjve.

Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë incident me ekuipazhin që ndodhej në anije.

NOA

KOMENTE