Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 26 Qershor
English

Axhenda Ndërkombëtare 26 Qershor

--------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- PORT-ELIZABETH/RUSTENBERG (Afrika e Jugut) - Fillojnë ndeshjet e teta të finales së Botërorit 2010, me ekipin e vetëm afrikan të kualifikuar, Ganën, që do të përballet me Shtetet e Bashkuara. - në Port-Elizabeth : Uruguaji - Koreja e Jugut (14:00) - në Rustenberg : Gana - Shtetet e Bashkuara (18:30) JOHANNESBURG - Konferencë shtypi e sekretarit të përgjithshëm të Fifas Jérôme Valcke për Kupën e botës. HUNTSVILLE/TORONTO - Ndjekje e samitit të G8-s në Huntsville që pasohet nga samiti i G20-në Toronto. TË TJERA -------------- NJU-ORLINS - Ndjekje e situatës lidhur me shtresën e naftës të shkaktuar nga shpërthimi i platformës Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës. MOSkË/MINSK - Ndjekje e konfliktit të gazit mes Rusisë dhe Bjellorusisë pas kërcënimit të ri të Minskut për ndërprerjen e tranzitit të gazit dhe naftës ruse drejt Evropës nëse Gazpromi nuk e shlyen të gjithë borxhin e tij brenda dy ditëve të ardhshme. TAVERNY (Francë) - Këshilli kombëtar i rezistencës iraniane (CNRI), i përbërë kryesisht nga Muxhahidinët e popullit iranian, organizon manifestimin e madh të përvitshëm në veri të Parisit. Mijëra persona pritet të marrin pjesë në të, veçanërisht për një fjalim të Maryam Radjavi, presidente e CNRI-së, opozita kryesore e jashtme e regjimit islamik. RAMALLAH (Cisjordani) - Konferencë shtypi e presidentit të Autoritetit palestinez Mahmud Abas. KARAKAS - Presidenti sirian Bashar al-Assad pritet të takohet me homologun venezuelas Hugo Chavez, një nga aleatët e tij kryesorë në rajon. Ai do të vazhdojë më tej turneun në Amerikën Latine me vizitën nesër në Kubë, më tej në Brazil dhe në Argjentinë. /I.Pu.
KOMENTE