Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojaxhi: Aksioni I Prishjes Së Ndërtimeve Pa Leje Do Të Vazhdojë Përgjatë Autostradave
English

Bojaxhi: Aksioni I Prishjes Së Ndërtimeve Pa Leje Do Të Vazhdojë Përgjatë Autostradave

TIRANE, 26 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Kryetari i Inspektoriatit të Ndërtimit, Gjergj Bojaxhi, deklaroi të shtunën se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje do të vazhdojë përgjatë autostradave. Në një prononcim për ATSH-në, Bojaxhi tha se "objektet e ndërtuara anash autostradave nuk janë vetëm një shkelje e ligjit, por edhe një shkak për aksidente". Sipas tij, prishja e këtyre objekteve do t'i japë mundësi qytetarëve shqiptarë të ecin më të sigurtë në autostradat shqiptare. "Sa më shumë objekte të ketë në autostradë, aq më shumë rritet mundësia për aksidente dhe për vdekje. Kjo mund te jete edhe arsyeja që ne kemi një nga përqindjet më të larta për frymë nga aksidentet rrugore", u shpreh kreu i IN-së. Bojaxhi tha se përgjatë autostradës Durrës-Kukës, konkretisht në segmentin Rrëshen-Kalimash, bëhet fjalë për rreth 25 objekte pa leje, për të cilat ka nisur aksioni i prishjes së tyre. Sipas tij, IN po kryen identifikimin e objekteve pa leje përgjatë autostradave Durrës-Fier, Lezhë-Shkodër, Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Ai siguroi se nuk do të ketë asnjë lloj hezitimi për prishjen e objekteve pa leje. Bojaxhi bëri të ditur se në ditët e ardhshme do të mbyllet prishja e objekteve pa leje në zonat bregdetare, në mënyrë që në periudhën korrik-gusht, kur është edhe periudha me intensitet më të lartë e sezonit turistik, të mos jemi prezent me prishje, por vetëm me inspektime dhe kontrolle. "Gjatë këtyre muajve do të vazhdojmë punën përgjatë autostradave, rrugëve nacionale, zonave të mbrojtura, parqeve kombëtare, zonave arkeologjike, por edhe në komuna apo bashki që kanë intensitet të madh urbanistik dhe kanë shkelje të rënda", theksoi Bojaxhi. /a.ke/
KOMENTE