Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botëror-Soft News/ Femrat, Si Mund Të Mbijetojnë Gjatë Botërorit
English

Botëror-Soft News/ Femrat, Si Mund Të "Mbijetojnë" Gjatë Botërorit

TIRANË, 26 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Më në fund, momenti i shumëpritur nga të gjithë meshkujt ka ardhur. Botërori i Futbollit në Afrikën e Jugut, i cili do të zgjasë deri në 11 korrik, do të dhurojë emocione dhe spektakël, por vetëm për meshkujt. Sot, kur e gjithë bota ndjek këtë eveniment të rëndësishëm, femrat mezi presin të mbarojë, sepse për to, një muaj futboll është i padurueshëm. Megjithatë, ngushëllimi i vetëm është se Botërori i Futbollit zhvillohet një herë në katër vjet, por edhe kjo e ka një të keqe, sepse zgjat një muaj. Gjatë këtyre 30 ditëve, ajo që duhet të bëjnë femrat, të cilat nuk janë të interesuara pas futbollit, është të gjejnë mënyra alternative për të kaluar kohën. Mediat britanike kanë listuar disa këshilla, të cilat femrat mund t'i ndjekin gjatë këtij muaji, ku mund të veçohen disa. Ato mund të marrin numëratorin telefonik dhe t'i telefonojinë të gjitha mikeshave, të cilat nuk i kanë parë prej kohësh dhe kanë shumë mall e dëshirë për t'i takuar. Eshtë momenti i duhur për të shijuar një aperitiv, për të vizituar një ekspozitë, për të shkuar në kinema, ose për të ngrënë një darkë bashkë. Mund të prenotojnë një tavolinë në restorantin që i pëlqen dhe të shkojnë bashkë me mikeshat e tyre. Të blejnë një televizor të vogël dhome. Gjatë mbrëmjeve me shi, ose atyre të mbushura me punë, mund të shohin filma në DVD ose serialet e preferuara. Duhet të mbajnë bosh frigoriferin. Duke bërë pazar, do t'u mbushin mendjen miqve të partnerit se tek shtëpia e tyre hahet mirë dhe pihet pafund. Kështu lista do të shtohet dita-ditës. Në fund edhe femrat ashtu si meskujt mund të përpiqen të sfidojnë fatin duke provuar ndonjë bast sportiv dhe ndoshta dalin edhe më të suksesshme se partnerët e tyre. Kjo patjetër që do t'i bëjë xheloze ata. /a.ke/
KOMENTE