English

Botërori, Uruguaji në çerekfinale pasi mund Korenë e Jugut 2:1

Johanesburg, 26 Qershor, NOA – Kombëtarja e Uruguajit ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalen e kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, pasi ka mundur Korenë e Jugut me rezultatin 2:1.

Në këtë mënyrë, djemtë e Uruguajit janë të parët që kualifikohen në fazën e tretë të Botërorit, ndërsa pas gjysmë ore fillon takimi tjetër i fazës së dytë të Kampionatit, ai ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ganës.

Ndërsa nesër është parashikuar të zhvillohen dy takime të tjera të rëndësishme Gjermani-Angli dhe Argjentinë-Meksikë.

Ajo e para është cilësuar nga komentatorët sportivë edhe si një finale e parakohshme pasi zhvillohet mes dy skuadrave të mëdha si Gjermania dhe Anglia, që të dyja pretendente të mëdha për Kupën e Botës.

n.e/NOA

KOMENTE