Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati: Qeveria nuk ka vizion për ekonominë
English

Bushati: Qeveria nuk ka vizion për ekonominë

Tiranë, 26 qershor, NOA – Të pranishmit në krijimin e Bordit Ekonomik në Partinë Socialiste kanë vënë në pak politikat negative të ndekura nga qeveria për zhvillimin e ekonomisë. Sekretari i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Ervin Bushati, u shpreh se qeverisë i ka munguar vizioni për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata.

“Rendja e qeverisë pas taktikave miope populiste, ka lënë vendin tonë pa vizionin e një strategjie definitive zhvillimi ekonomik. Ekonomia sot është e mbyllur brenda zinxhirit të një ‘rrethi vicioz’ që ka farkëtuar pushteti që qeveris Shqipërinë”, u shpreh Bushati.

Ai theksoi se shteti e ka mbyllur kapitalin ekonomik të Shqipërisë në një rreth vicioz. Nga ana tjetër ai ka theksuar se institucionet po mbajnë peng biznesin, sipërmarrjen dhe kapitalin vital shqiptar brenda vendit.

“Ekonomia jonë ka një karakter pasiv, në pritje dhe në reagim mbrojtës të faktorëve dhe situatës së jashtme. Sektori privat nuk është në gjendje të prodhojë apo të eksportojë në mënyrë të përshtatshme në tregje”, u shpreh ai.

NOA

KOMENTE