Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Lsi Me Platformë Të Detajuar Përsa I Takon Zgjedhjeve Të Fundit
English

Elbasan: Lsi Me Platformë Të Detajuar Përsa I Takon Zgjedhjeve Të Fundit

ELBASAN, 26 qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Nënkryetari i LSI Edmod Haxhinasto gjatë një takimi me struktura të kësaj partie në qarkun e Elbasanit ka vlerësuar angazhimin gjithnjë e në rritje të disa forcave politike në vend për reformën zgjedhore. "Tashmë kjo reformë jo vetëm është një domosdoshmëri për politikën shqiptare, por domosdoshmërinë e saj po e mbështesin dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, parlamenti Europian, së fundmi edhe OSBE", tha Haxhinasto. Sipas tij "në ditët në vazhdim LSI do të ndërrmarë veprime konkrete që propozimet e saj të futen në një proces institucional për t'u shqyrtuar dhe besoj për të dhënë produkte konkrete përsa i takon standardeve të reja që duhet të kenë qoftë kodi zgjedhor qoftë legjislacioni tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet". Duke u ndalur tek reforma zgjedhore dhe tek angazhimi që ka LSI, Haxhinasto deklaroi se "reforma zgjedhore do të tregojë se kush është në të vërtetë për transparencën për standardet e zgjedhjeve, dhe kush mendon për të marrë vetëm pushtetin edhe me mjete që janë jo institucionale". Përsa i përket zgjedhjeve lolake Haxhinasto ka pohuar se "e kemi thënë që në fillim të kësaj legjislature që marrëveshja politike me PD do të jetë katër vjeçare, pra, do të ketë të gjithë aktivitetin politik që do të realizohet brenda këtyre katër vjetëve". Haxhinasto ka shtuar se "është momenti që të angazhohemi të gjithë në një reformë të rëndësishme zgjedhore, në mënyrë që kurdo që të zhvillohen zgjedhjet të zhvillohen në një kuadër ligjor të përmirësuar në mënyrë që ato të mos kontestohen por përkundrazi të japin një standart akoma më të lartë". Sipas Haxhinastos "LSI është një forcë që ka hyrë në politikë për të mirëqeverisur, prandaj ajo synon që të zgjidhet në forumet drejtuese, të administrojë pushtetin, dhe këtu nuk përjashtohet asnjë territor i vendit, kështu që Elbasani mund të jetë një territor i tillë, por gjithçka do të vendoset brenda koalicionit." Tashmë LSI ka përgatitur një platformë të detajuar e cila ka në bazë propozimet dhe rekomandimet e OSBE- ODIR përsa i takon zgjedhjeve të fundit. "Propozimet tona do të jenë konkrete për të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ne do të sjellim propozime përsa i takon përmirësimit të administrimit zgjedhor dhe votës, ku duhet që të gjithë konkuruesit të kenë akses dhe mundësi të barabartë për të administruar votën, në mënyrë që ky administrim të mos kontestohet nga asnjë forcë politike", përfundoi Haxhinasto./ch/
KOMENTE