Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G8 - Zhbllokohen Pesë Miliardë Dollarë Për Shëndetin E Nënës Dhe Fëmijës
English

G8 - Zhbllokohen Pesë Miliardë Dollarë Për Shëndetin E Nënës Dhe Fëmijës

HUNTSVILLE (Kanada), 26 qershor /ATSH-AFP/ - Liderët e disa vendeve të G8-s të mbledhur në Kanada njoftuan dhënien e kontributeve që arritën në pesë miliardë dollarë në favor të shëndetit të nënës dhe fëmijës në vendet në zhvillim. Ky fond i quajtur "Iniciativa Muskoka", nga emri i rajonit kanadez ku po zhvillohet samiti i G8-s, u mbështet me forcë nga Otava, por shuma e vogël e zhbllokuar u denoncua nga disa OJQ. "Shembulli i treguar nga drejtuesit e G8-s solli dhënien e ndihmave dhe kontributeve nga vende të tjera jo anëtare të grupit dhe nga fondacione për më tepër se 2,3 miliardë, gjë që çoi në mbledhjen e 7,3 miliardëve", njoftoi në një konferencë shtypi kryeministri kanadez Stephen Harper. Ai falenderoi kontribuest e G8-s si dhe Holandën, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Spanjën, Zvicrën, fondacionin Gates dhe Fondacionin e Kombeve të Bashkuara, pa dhënë hollësi për pjesëmarrjen e tyre përkatëse. Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates premtoi 1,5 miliardë dollarë. Rusia do të japë 75 milionë dollarë brenda tre vjetëve, njofton kreu i delegacionit të Moskës, Arkadi Dvorkoviç. /I.Pu.
KOMENTE