Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iii - Ruh: Pervojat Ekonomike Me Mbeshtetjen E Gtz, Modelet E Se Ardhmes
English

Iii - Ruh: Pervojat Ekonomike Me Mbeshtetjen E Gtz, Modelet E Se Ardhmes

- Flet per ATSH-në nje intervistë esksluzive, Eric Ruh, Drejtor i programeve ekonomike ne GTZ- TIRANE, 25 Qershor, ATSH, Nini Mano/- GTZ, Programi për Bashkëpunim Teknik Gjerman, i pranishëm prej vitit 1988 në Shqipëri, pasi ka mbështetur sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke krijuar modele të suksesshme me impakt në fusha të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, synon përhapjen e tyre në të gjithë vendin. Drejtori i programit Ekonomik pranë GTZ-së në Tiranë, Erik Ruh në një intervistë eskluzive për ATSH-në tregon mbi zhvillimin e programeve në Shqipëri, ku fushat kryesore këto dy vjet, mbeten ekonomia dhe arsimi profesional, si dy drejtime me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqënies sociale. Optimist për të ardhmen e vendit tonë, Ruh shprehet se një vend, me popullsi të re e moshë mesatare 31 vjeç si Shqipëria, me uri të madhe për dije dhe arsim dhe me njerëz me vullnet për të ecur përpara dhe bashkëpunues, gjithçka mund të arrihet. Ndërkaq, GTZ ka dhe programet Rajonale. Nga cilët prej tyre mund të përfitojë Shqipëria më shumë dhe pse? Ne jemi të pranishëm në rajonin e Ballkanit me 4 fonde të hapura rajonale: për tregtinë e jashtme, për eficencën e energjisë, reformën ligjore dhe modernizimin e shërbimeve komunale, të cilat janë të ndërtuara dhe konceptuara në mënyrë të tillë, që të mbështesin zhvillimin e vendeve në Ballkanin Përendimor. Strukturat e tyre janë të tillë që në një prej vendeve ndodhet zyra qëndore. Në Shqipëri funksionon zyra e Fondit Rajonal për Tregtinë e Jashtme, por ka dhe zyra të hapura për fondet e tjera. Pozitiv është fakti se Shqipëria është palë përfshirëse në të katër fondet rajonale. Ministria për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Gjermanisë, që financion programet mes dy vendeve, miraton edhe aplikimet për projektet, nëse ato vijnë minimum nga tre vende të rajonit. Minimum janë tre vende dhe maksimumi 8-9 vende. Për bashkëpunimin mes programit ekonomik bilateral dhe atij rajonal, mendoj se potencialet më të mëdha egzistojnë mes programit ekonomik dhe fondit të hapur rajonal për tregtinë e jashtme. Ky fond është duke vënë në punë dy projekte, tashmë të miratuara për turizmin malor dhe turizmin e kampingut. Mendoj se për këto dy nënprojekte në fushën e turizmit ka shumë vend për sinergji dhe bashkëpunim me aktivitetet që ne, si program ekonomik i GTZ zhvillojmë për turizmin dhe vecanërisht atë malor për vetë projektin rajonal që ka për të. Sigurisht, pika më e fortë e Fondit të hapur rajonal për tregtinë e jashtme është zbatimi i CEFTA-s për të rritur fuqinë eksportuese dhe konkurruese të bizneseve të rajonit, kryesisht të SME-ve. I shohim shumë pozitivisht aktivitetet që zhvillohen në këtë drejtim dhe përpiqemi të konceptojmë masat dhe ndërhyrjet tona, me qëllim që ato të jenë plotësuese me masat që realizon fondi i hapur rajonal në drejtim të programeve ekonomike. Aktualisht GTZ ka zyrat e saj në Tirane, Shkoder, Korce dhe Durres. A mendoni se ka ardhur koha që zyrat tuaja të shtrihen edhe në qytete të tjera, duke pasur edhe një prioritet sikurse është zhvillimi i turizmit malor ne vend dhe rajon? Natyrisht që jemi prezentë në këto qytete, por GTZ zhvillon edhe shumë projekte të tjera më të vogla. Ndër to janë projekti për mbështetjen e Entit Rregullator të Ujrave, i shtrirë gjeografikisht në vend, apo projekti për fondin e studimit dhe ekspertëve, ku kemi përvijuar krijimin e industrisë kreative. Ne jemi duke diskutuar tani nëse ky projekt duhet fokusuar tek artizanati, apo tek profesione të tjera më të vogla zanatesh. Projektet përmes fondit të studimit të ekspertëve nuk janë të kufizuara vetëm në rajonet ku kemi zyrat, pasi mund të shtrihen edhe më gjerë nëpër Shqipëri dhe ka projekte, që mund të zbatohen përmes GTZ-së. Veç tyre janë dhe ekspertët CIM të integruar nga Qendra gjermane për Migracionin Ndërkombëtar dhe të tillë aktualisht janë disa që punojnë nëpër institucione dhe në qytete të ndryshme. Mendoj se është e rëndësishme për t'u shtrirë në qytete të ndryshme me qëllim, që të gjejmë partnerë të gatshëm për të bashkëpunuar me ne. Duke ju kthyer programit tonë ekonomik, jemi duke menduar që duke u fokusuar në aspekte të vecanta, të zgjerohemi në pikëpamjen gjeografike. Përmenda se ATA ka krijuar degë rajonale. Por kështu mund të ndodhë edhe me industrinë tekstike, apo IT, ku biznese private në zona të ndryshme, të interesuara për të rritur eksportet dhe aftësitë e tyre konkurruese, mund të marrin pjesë në programet tona të trajnimit. Mundësi tjetër për zhvillim projektesh janë Dhomat e Tregtisë. Aktualisht jemi duke punuar me ato në Tiranë, Korçë dhe Shkodër, por jemi të hapur për të punuar me të 12-tat në Shqipëri. Ne po shohim mundësitë se si mund t'i ndihmojmë ato përmes Unionit të Dhomave të Tregtisë. Pra, duam të mbështesim fuqimisht Dhoma të tilla dhe shoqata të ndryshme në ndihmë të zhvillimit të bizneseve SME. Natyrisht në këto 20 vjet bashkëpunim, ne si GTZ kemi bashkëpunuar dhe mbështetur shumë institucione publike dhe vijojmë konkretisht edhe sot. Tani jemi duke mbështetur zyrat e Zhvillimit Ekonomik në tre Bashki: Tiranë, Korcë dhe Shkodër për të përmirësuar punën e tyre karshi biznesit. Pozitiv mbetet shembulli që krijuam me Bashkinë e Korçës, me të cilën arritëm të krijojmë produktin e Korçës dhe t'a marketojmë me sukses edhe këtu në Tiranë. Pra, arritjet që ne i quajmë shumë pozitive, po përgatitemi t'i shpërndajmë në insitucione dhe qytete të tjera për të vendosur tek to konceptet e suksesshme, me synim final, produkte të qëndrueshme ekonomike. Si i shikoni hapat e Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik drejt Bashkimit Europian? Nuk ja kam shumë merakun të ardhmes së Shqipërisë, edhe pse është një vend me popullsi të vogël dhe sipërfaqe të vogël dhe ku nuk është e lehtë që prodhimet shqiptare të hyjnë në tregjet europiane. Por sigurisht Shqipëria ka bërë dhe po bën shumë për këtë hap. GTZ po mbështet shumë ministrinë e e Integrimit me dy programe, që synojnë adoptimin dhe përshtatjen me kuadrin ligjor europian. Shqipëria ka një popullsi të re me moshë mesatare 31 vjeç, që nëse e krahasoj me moshën mesatare në Gjermani, më zë frika. Këtu ka moshë të re, shqiptarët kanë uri të madhe për dije dhe arsim dhe janë njerëz me vullnet për të ecur përpara. Në këto 6 muaj që kam ardhur në Shqipëri, kam parë shumë dinamizëm, shumë gatishmëri për të bashkëpunuar me ne. Mendoj se sigurisht, që rruga që e pret Shqipërinë është rrugë e gjatë, jo shumë e asfaltuar, që do të ketë vështirësitë e veta. Por mendoj se gjithcka do të arrihet./n.m/
KOMENTE