Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-Të Përndjekurit Politikë: Të Miratohet Sa Më Shpejt Ligji I Lustracionit
English

Ish-Të Përndjekurit Politikë: Të Miratohet Sa Më Shpejt Ligji I Lustracionit

SHKODËR, 26 Qershor/ATSH-G. Marku/- Drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të miratojë sa më parë ligjin e lustracionit, si një detyrim ndaj shtresës së të përndjekurve politikë për të pastruar organet e drejtësisë nga personat që urdhëruan dhe ligjëruan torturat dhe vuajtjet çnjerëzore në vitet e regjimit komunist. Në një takim të organizuar sot në Shkodër, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të viktimave të torturës, z. Miraka kërkoi edhe ngritjen e disa muzeve në burgjet ku kanë kaluar kalvarin e vuajtjeve dhe torturave mijëra qytetarë shqiptarë. "Duhet të kemi muze burgun e Qafë Barit, burgun e Spaçit, duhet të kemi një memorial të diktaturës në Shkodër, në Tiranë, etj", tha Miraka, në takimin e organizuar nga Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, në bashkëpunim me degën e Shoqatës Mbarëkombëtare të ish- të Përndjekurve Politikë të Shkodrës. /s.s./
KOMENTE