Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Konkurs Për Rikonstruksionin E Sheshit Nënë Tereza
English

Rama: Konkurs Për Rikonstruksionin E Sheshit "Nënë Tereza"

TIRANE, 26 Qershor/ATSH-Gjergji Mima/ - Bashkia e Tiranës nisi sot punimet për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza". Krytari i Bashkisë, Edi Rama, tha se, "sheshi do të jetë i transformuar dhe cilësisht një hapësirë urbane". "Kjo nuk është një betejë lineare, është një betejë e nisur në bashkëpunim me qeverinë italiane prej disa vitesh. Do të ketë një konkurs për sheshin "Nënë Tereza", për të bërë të mundur që me rehabilitimin e rrugës së parkut të Liqenit dhe me domosdoshmërinë që të lehtësohet lëvizja e makinave dhe qytetarëve në rrugën e hyrjes në park në pjesën pas sheshit "Nënë Tereza", si dhe për të bërë të mundur që edhe vetë sheshi "Nënë Tereza" të jetë lehtësisht i kalueshëm, lehtësisht i pastrueshëm dhe njëkohësisht i transformuar në një hapësirë urbane", tha Rama. "Kjo është një ndërhyrje e kërkuar nga qytetarët e Tiranës dhe ne po e plotësojmë kërkesën e tyre. Sheshi do të jetë tërësisht i transformuar", u shpreh Rama. Tashmë në sheshin "Nënë Tereza" po operohet me vënien e pllakave të reja, ndërkohë që punimet po zhvillohen paralelisht me ato në sheshin "Skëndërbej". /a.ke/
KOMENTE