Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/ Vlorë: Ja Si I Ndihmuam Hebrejtë Gjatë Luftës
English

Reportazh/ Vlorë: "Ja Si I Ndihmuam Hebrejtë Gjatë Luftës"

VLORË, 26 qershor /ATSH-H.Koçi/ - Vlora është një nga ato qytete shqiptare ku prej shekujsh ka jetuar një komunitet i konsoliduar hebrejsh. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, asnjë prej këtyre hebrejve nuk u dorëzua tek gjermanët. Qytetarët vlonjatë i fshehën dhe u kujdesën për ta dhe disa prej tyre sollën dje kujtimet në një takim me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Xhon Uidhers. Zaim Hoxha, një prej përfaqësuesve të familjeve vlonjate, që ndihmuan dhe përkrahën hebrejtë gjatë luftës së Dytë Botërore, e tregoi me lotë në sy historinë e tij. "Pas kapitullimit të Italisë, qyteti u pushtua nga gjermanët. Në atë kohë, megjithëse isha vetëm 13 vjeç, ndieja dhe kuptoja se tek të rriturit shfaqej një ndjenjë frike", e nisi historinë e tij Hoxha, duke vazhduar: "Në atë kohë, në Vlorë jetonin edhe mjaft familje hebreje, me disa nga të cilat ne kishim miqësi. Ajo e Ilia Sollomonit, ishte njera prej tyre. Me të, babai im, një tregtar i vogël, kishte miqësi dhe e ndihmonte. Por, ndihma dhe miqësia e vërtetë, do të shfaqej ato ditë kur në Vlorë erdhën gjermanët. Një prej këtyre ditëve, Ilian e arrestoi xhandarmëria. Gjatë kohës që atë e merrnin në pyetje, ai përmendi emrin e babait tim, Nuriut. Komandanti shqiptar i xhandarmërisë, një mik i tim eti, i dërgoi atij fjalë për të konfirmuar ç'ka kishte dëgjuar prej hebreut Ilia. Pasi konfirmoi gjithçka kishte dëgjuar, atëhere e liroi atë menjëherë, ndërkohë që në një takim me babanë u shpreh se, Ilia Sollomoni dhe familja e tij, duhej të fshihej, ashtu sikundër të gjithë hebrejtë e tjerë, sepse rrezikoheshin nga gjermanët. Pas kësaj, Sollomoni, me bashkëshorten dhe tre vëllezërit e saj, erdhën në banesën tonë, një shtëpi e vjetër qytetare, në një nga lagjet e qytetit. Poshtë saj, ishte një bodrum, ku u sistemuan të gjithë. Unë, së bashku me kunatin e vogël të Sollomonit, Moisin, i furnizonim herë pas here me ushqime. U dërgonim shumë herë dhe nga pak, që të mos binim në sy". Më pas, thote ai, më kujtohet që, shumë muaj më pas, kur u shtua rreziku, babai im mori masa dhe së bashku edhe me hebrej të tjerë i dërgoi në një fshat këtu afër, në Trevllazër. Ky fshat u bë edhe një epiqendër për të strehuar hebrejtë, të cilët morën emra shqiptarë. Psh, Isaku, u quajt Isa, e kështu me rradhë. Kështu kaluan muajt e luftës. Pas '44-ës, dy kunetërit e rritur të Ilia Sollomonit, arritën të largoheshin drejt Greqisë dhe më pas, në Izrael, ndërsa ai me familjen mbeti në Vlorë, deri në fillim të viteve '90-të, kur u largua. Gjatë kësaj kohe miqësia vazhdoi, ndërkohë që ajo rinisi edhe me dy vëllezërit e bashkëshortes së Ilia Sollomonit. Ata kishin dërguar më parë një letër për tim atë, që tashmë kishte vdekur dhe kjo u bë shkak që të vendoseshin urat e komunikimit, të cilat u forcuan gjatë këtyre viteve. Emri i babait tim, Nuri Hoxha, është i dyti në radhën e memorialit të ngritur në Haifa (Izrael), si mirënjohje e ndaj atyre që kanë ndihmuar dhe përkrahur hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t'i shpëtuar ata nga Holokausti." Kjo ishte historia e Zaim Hoxhës, por në takimin e djeshëm, të kërkuar nga Uidhers, ishin të pranishëm edhe familjarë të tjerë, të gjithë të moshuar e secili me historinë e vet. 70 vjeçari Ebejet Xhyheri tregoi se familja e tij kishte miqësi me familjen Kohen, prindërit e Elio dhe Ana Kohen. Madje me Elion ai është edhe bashkëmoshatar. "Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai që tashmë nuk jeton, e ndihmoi këtë familje duke e fshehur nga gjermanët dhe më pas, duke e dërguar ilegalisht në fshatin Trevllazër", tregoi Xhyheri, që ka në krah djalin e vet. Të tilla copëza kujtimesh, erdhën në tryezë, në një nga lokalet pranë detit në Ujë të Ftohtë. Ato ishin të ngrohta, plot emocione, diku të ndërprera edhe nga lotët që shfaqen tinëz në mollëzat e faqeve të ndokujt prej të moshuarve, përfaqësues të familjeve të vjetra qytetare të Vlorës. Takimi me Uidhers, i emocionoi, u zgjoi kujtime të largëta, të treguara nga prindërit, apo të përjetuara nga ata vetë. Por, surprizat nuk do të mbaronin këtu. Ambasadori Uidhers zbuloi përpara të pranishmëve një nga historitë e famijes së tij, të babait të tij, ish-ushtar në një nga njësitë e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai tregon se, kur njësia ku shërbente babai i tij, hyri në kampin famëkeq të përqëndrimit në Dakau, mes të burgosurve hebrej, u gjetën edhe dy fëmijë. Në kundërshtim me porositë, për shkak të sëmundjeve të shumta që qarkullonin mes ish të burgosurve në këtë kamp, ushtarët i morën dhe u kujdesën fshehtas për këta fëmijë, duke i ingranuar më pas ata në jetën normale. "Babai ishte një nga ata që u përkujdes me përkushtim. Shumë dekada më pas, unë, me porosi të babait, i kërkova dhe arrita t'i gjeja këta fëmijë, tashmë burra, duke rivendosur kontaktin dhe miqësinë me tim atë", tha Uidhers, duke e bërë edhe më të ngrohtë dhe më prekës takimin. Dhe kështu, mes emocioneve të shumta, kaluan minutat e këtij bashkëbisedimi, që la mbresa të pashlyeshme tek të pranishmit. "E falenderojmë ambasadorin për këtë takim", u shpreh 70 vjeçari Xhyheri./ch/
KOMENTE