English

Rusi - Një Gazetar Gjendet I Vrarë Në Shtëpinë E Tij

MOSKË, 26 qershor /ATSH-ANSA/ - Një gazetar i ri televiziv, Dmitri Okkert, 26 vjeç, është gjetur i vrarë me thikë në apartamentin e tij në jug të Moskës, njoftoi agjencia Ria Novosti, duke cituar komisionin investigativ të prokurorisë së përgjithshme. Hetuesit njoftuan se për momentin nuk është i qartë motivi i vrasjes dhe se është e vështirë të thuhet se vdekja e gazetarit mund të jetë e lidhur me profesionin e tij. Okkert punonte për televizionin "Expert tv". Paraprakisht hetuesit deklaruan se gazetari ka vdekur disa ditë para se të gjendej trupi i tij. Okkert kishte punuar si korrespondent për televizionin shtetëror "Vesti" në vitin 2005, më pas punoi për televizionin privat "Ren-Tv" dhe për atë shtetëror NTV. Prej vitit 2008 ai drejtonte emisionin e lajmeve për televizionin satelitor "Expert". /e.v/
KOMENTE