Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Shba Kërkon Të Vazhdojë Surprizën Edhe Përballë Ganës
English

Sport-Botëror/ Shba Kërkon Të Vazhdojë Surprizën Edhe Përballë Ganës

TIRANË, 26 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Pas përfundimit të ndeshjeve të mbrëmshme në grupe, sot do të startojë raundi i dytë i Kupës së Botës, ai me eliminim direkt. Në ditën e parë luhen sfidat Uruguaj-Kore e Jugut dhe SHBA-Ganë, ndërkohë që ndeshja më e rëndësishme e këtij raundi luhet nesër në orën 16.00, ku përballë do të jenë Gjermania e Anglia. Një tjetër sfidë e rëndësishme është ajo mes Portugalisë dhe Spanjës, që do të luhet më 29 qershor, në orën 20.30. Ndërkohë, Argjentina do të luajë nesër në Johanesburg ndaj Meksikës, në 20.30. Në mbrëmjen e sotme SHBA do të presë Ganën në një takim ku të dyja skuadrat kanë treguar vlera që në fazën e grupeve dhe premtojnë spektakël në sfidën e sotme. Trajneri i SHBA-së, Bob Bradley, pret nga ekipi i tij që të vazhdojë surprizën dhe të habisë ende njerëzit, pasi arriti të dalë me sukses nga ndeshjet e grupit, që përfshinte Anglinë, Slloveninë dhe Algjerinë. Bradley shprehet optimist se pas kualifikimit, ekipi mund të jetë më i çliruar dhe të synojë fitoren në përballjen me Ganën. "Pas raundit të parë të gjitha skuadrat janë nën presion. Nëse shikojmë suksesin gjatë turneut, atëherë jemi në gjendje të shkojmë edhe më larg", tha plot optimizëm trajneri amerikan Bradley. - Ndeshjet e fazës së 1/8-ave në Botëror Uruguai - Kore e Jugut 26/6 16:00 SHBA - Ganë 26/6 20:30 Gjermani - Angli 27/6 16:00 Argjentinë - Meksikë 27/6 20:30 Hollandë - Sllovaki 28/6 16:00 Brazil - Kili 28/6 20:30 Paraguai - Japoni 29/6 16:00 Portugali - Spanjë 29/6 20:30 /a.ke/
KOMENTE