Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Do të ndërtojmë qendër shtetërore për riaftësimin e përdoruesve të drogës
English

Topalli: Do të ndërtojmë qendër shtetërore për riaftësimin e përdoruesve të drogës

Tiranë, 26 qershor, NOA - Në ditën botërore kundër drogës, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka bërë apel për “një shoqëri të çliruar nga kthetrat e drogës”. Në aktivitetin e organizuar për këtë ditë, Topalli ka vizituar Komunitetin Emanuel, një qendër sociale riaftësuese në Tiranë për personat me këto probleme.

Gjatë kësaj vizite, Topalli ka lançuar dhe nismën më të re për ngritjen e një qendre shtetërore për raftësimin e të rinjve, përdorues të drogës.

“Sot është dita ndërkombëtare kundër përdorimit të drogës dhe të abuzimit me drogën. Në fakt, nga 350 ditë, çdo ditë e vitit duhet të jetë me një mesazh drejtuar atyre të rinjve, në mënyrë të veçantë të rinjve, të cilët bien pre nga moskuptimi, nga gjendja ekonomike nga situata të ndryshme familjare, përdorin drogën, dhe në varësi të drogës që përdorin, në varësi të dozave që marrin, natyrisht ata rrezikojnë fort. Rrezikojnë fort shëndetin e tyre fizik, rrezikojnë shumë gjendjen e tyre psikologjike, vuajnë vetë", shpreh Topalli në fjalën e saj.

Ajo theksoi se shoqëria jonë duhet të jetë pa drogë, “të rinjtë tanë duhet të jenë të çliruar nga çdo lloj droge, apo përdorimi të saj”.

Presidentja e Komunitetit Emanuel në Shqipëri, Besa Roshi tha se: “Është kënaqësi e veçantë për ne që shteti shqiptar po tregon një përkujdesje për të rinjtë që kanë të tilla probleme, jemi të nderuar me praninë e zonjës Topalli këtu, ky është një sensibilitet mjaft i veçantë, që do ti bëjë mirë të rinjve tanë për të ndjerë afër praninë e shtetit”.

NOA

KOMENTE