English

Topi-Ivanov: Realiteti gjeo-politik në Ballkan ka ndryshuar

Prizren, 26 Qershor, NOA – Bashkëpunimi shumë i mirë me palën maqedonase n? kuadër t? angazhimit të p?rbashk?t p?r an?tar?simin e vendeve tona n? Bashkimin Evropian, ka qenë në qendër të një takimi të përbashkët mes presidentit Topi dhe homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të takimit që presidentët e katër vendeve fqinjë të rajonit po zhvillojnë në Prizren, me ftesë të presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.

Në këtë takim, Topi vuri në pah se “beson që mes dy shteteve tona ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë që karakterizohen nga një bashkëpunim dhe një komunikim i afërt, nisur nga vizioni i përbashkët që ne kemi për të tashmen dhe për të ardhmen”.

Duke shtuar se “të dy vendet ndajnë objektivin e përbashkët për integrimet euroatlantike dhe kjo me qëllim të një stabiliteti të qëndrueshëm të dy vendeve tona”.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vuri në dukje domosdoshmërinë për lëvizjen e lirë të njerëzve për të gjitha vendet e rajonit Ballkanit, që do të mundësonte rritjen e marrëdhënieve ekonomike, të shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e standardeve e mirëqenies së shoqërive tona.

Duke iu rikthyer gjatë bisedës në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Topi nënvizoi se mesazhet tona për faktorin shqiptar në Maqedoni inkurajojnë në vazhdimësi bashkëpunimin, integrimin, angazhimin e veprimin institucional. Dy presidentët folën gjithashtu edhe për Kosovën, duke ndarë të njëjtin mendim se realiteti gjeo-politik në Ballkan ka ndryshuar, sidomos pas njohjes nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit të shtetit të ri të Kosovës dhe mbështetjen që ky shtet ka nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, presidenti maqedonas Ivanov vlerësoi nivelin e lartë të dialogut politik midis dy vendeve tona dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e tij në funksion të marrëdhënieve dypalëshe, shumëpalëshe e rajonale.

Duke iu referuar takimit të Prizrenit, presidenti maqedonas vlerësoi se takime të këtij niveli japin një mesazh dhe imazh të ri mbështetur mbi parime të përbashkëta mbi aspiratën tonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE