Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzimi Me Drogën-Rreth 40 Mijë Përdorues Në Vend
English

Abuzimi Me Drogën-Rreth 40 Mijë Përdorues Në Vend

TIRANË, 27 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Rreth 40 mijë përllogaritet të jetë numri i përdoruesve/abuzuesve të drogave në vend aktualisht, ndërkohë që studimet e ndërmarra së fundi nga Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, pritet të sjellin të dhëna të sakta mbi këtë fenomen dhe shtrirjen e tij. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabisit (rreth 65 %). Përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% (një pjesë e konsiderueshme e të cilave administrohet intravenoz, duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundje të transmetueshme), ndërsa rreth 10% janë përdorues të kokainës. Vëzhgimet dhe konstatimet e fundit flasin për një rritje të preferencave për substanca sintetike, veçanërisht e stimulantëve të tipit të amfetaminës (ekstazi, etj). "Në kushtet e zhvillimeve të tilla, përgjigja adekuate sociale ndaj fenomenit të drogës, në të dy frontet, në atë të reduktimit të ofertës dhe kërkesës, përbën dhe duhet të përbëjë nje ndër përparësitë e lëvizjeve sociale, ku padyshim ajo institucionale duhet të zërë vend të rëndësishëm", konsideron MSH. Shqetësimi për përmasat alarmante botërore të fenomenit të drogës është mëse i arsyeshëm, për shkak të impakteve disa trajtëshe të shkaktuara nga abuzimi i drogës, si ato të aspektit social, atij shëndetësor, ekonomik apo ligjor. Aktualisht në botë numërohen rreth 200 milion njerëz, viktima të abuzimit të drogës.Numri më i madh i tyre, rreth 162 milion janë përdorues të produkteve të kanabis; vendin e dytë e zënë stimulantët e tipit të amfetaminës (ATS); ndjekur nga 16 milion përdorues të opiateve dhe 13 milion përdorues të kokainës. Ditën e djeshme, Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogës, u organizuan një sërë aktivitetesh për përcjelljen e mesazheve sensibiziluese për jetë të shëndetshme. Sllogani i lançuar nga UNODC për vitin 2010, "Mendo për shëndetin, jo për drogën", shpreh orientimin për më shumë vëmëndje në aspektet jo represive, veçanërisht ato të shëndetit publik, në kuadrin e përpjekjeve të përgjithshme sociale për kontrollin e drogës. Më 7 dhjetor të vitit 1987, Asambleja e Përgjithme e OKB vendosi unanimisht dt. 26 qershor si ditën ndërkombëtare kundër abuzimit të drogës dhe trafikimit ilegal të saj, si një shprehje kjo e vullnetit të saj për forcimin e veprimeve dhe bashkëpunimit, me qëllim arritjen e një shoqërie të lirë nga abuzimi i drogës./s.s./
KOMENTE
  • Klara Anna17:26 - 02 Dhjetor 2010
    droga vret,mos e provoni kurre.