Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident anijesh në Tajlandë, 42 të plagosur
English

Aksident anijesh në Tajlandë, 42 të plagosur

Tajlandë, 27 qershor, NOA - Dy anije, të cilat transportonin rreth shtatëdhjetë turistë të huaj janë përplasur, në Tajlandë.

Nga ky aksident kanë humbur dy turistë dhe janë plagosur 42 të tjerë.

Përplasja ndodhi pranë ishullin të Koh Phangan në Gjirin e Tajlandës, ku po zhvillohej një rave-parti.

Turistët në anije ishin britanikë, irlandezë, australianë dhe norvegjezë.

Të dy anijet u përplasën në gjirin e Sian.

Turistët dëshironin të merrnin pjesë në një parti, të cilën ata e pritnin për shumë kohë pasi zhvillohej nën dritën e hënës së plotë.

Gjatë aksidentit shumë turistë u hodhën jashtë bordit të anijes.

Në mesin e të plagosurve, kanë rezultuar dy britanikë dhe katër australianë.

Ishulli i Koh Phangan, pret çdo gjashtë muaj hënën e plotë dhe organizon një rave-parti, në të cilin shkojnë deri në 25 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë turistë.

r.b/NOA

KOMENTE