Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha- Thaci: Bashkëpunimi Shqipëri Kosovë, I Shkëlqyer
English

Berisha- Thaci: Bashkëpunimi Shqipëri Kosovë, I Shkëlqyer

DURRËS, 27 Qershor/ATSH- G. Kabashi/- Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është i shkëlqyer; theksuan të dielën pasdite për mediat Kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, në përfundim të një dreke pune, të cilën Kreu i Qeverisë së Shqipërisë e përkufizoi si një drekë me një axhendë zyrtare shumë të rëndësishme. Për median, Kryeministri Berisha tha se marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë nuk kanë qenë kurrë kaq të mira siç janë sot. Po ashtu, vijoi Berisha, edhe marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, përveç fqinjit verior, duke nënkuptuar Serbinë, nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të mira. "Me Kryeministrin Thaçi kemi rënë dakord për të shkëmbyer çdo përvojë, ligj apo program që e përshpejton procesin e integrimit evropian në standardet më të mira", tha Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi dhe pjesëmarrjen e Kosovës në veprimtaritë rajonale dhe ndërkombëtare, duke nënvizuar se pas 69 vendeve që e kanë njohur deri tani zyrtarisht Kosovën do të ketë njohje të tjera shumë të shpejta. Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi bashkëpunimin dhe kontributin e rëndësishëm që Shqipëria ka dhënë për perspektivën evropiane të Kosovës. "E informova Kryeministrin e Shqipërisë për konsolidimin e shtetit më të ri në Evropë, për avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian si dhe për proceset politike, ekonomike dhe legjislative integruese të Kosovës", tha Thaçi. Ai vuri në dukje se Kosova po pret opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për statusin e saj, çka do të mundësojë menjëherë edhe përshpejtimin e njohjeve të reja si dhe të përafrimit me familjen evropiane. "Qeveria e Kosovës po punon për të ndryshuar gjendjen në veri të Mitrovicës, ndërsa e konsideron të përfunduar procesin e statusit politik dhe të kufijve territoriale të saj", tha ndër të tjera Kryeministri Thaçi. (vijon) /k.sh/
KOMENTE