Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beteja e Gazimestanit, 900 motoristë serb hyjnë në Kosovë
English

Beteja e Gazimestanit, 900 motoristë serb hyjnë në Kosovë

Prishtinë, 27 qershor - Vetëm pak ditë pasi serbët kishin hyrë me dhunë në pikën kufitare të Jarinjës, duke mos pranuar të tregojnë dokumentet e identitetit të tyre, 900 motoristë qytetarë serbë kanë kaluar të shtunën pikën kufitare në veri të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Por ndryshe nga incidenti i dhunshëm pak ditë më parë 900 motoristët i janë nënshtruar kontrollit nga policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se kontrolli i motoristëve serbë është bërë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it dhe se nuk ka pasur asnjë problem deri më tani.

Ndërkaq, jo zyrtarisht mësohet se një grup prej 100 motoristësh serbë do të kalojnë në pjesën jugore, për të arritur në manifestimin në Gazimestan, ku serbët të hënën do të festojnë betejë e humbur të Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet për të ruajtur rendin dhe sigurinë me rastin e Ditës së Vidovdanit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, dje ka paralajmëruar që askush nuk do të mund të hyjë në Kosovë pa u legjitimuar më parë.

NOA
KOMENTE