English

Botërori 2010, eliminohet SHBA, Gana vazhdon garën

Johanesburg, 27 qershor, NOA - Gana është ekipi i dyte që siguroi vendin në çerekfinalen e Botërorit 2010, pas fitores kundër Shteteve të Bashkuara me rezultat 2:1.

Vendi i vetëm nga kontinenti i Afrikës që vazhdon turneun, e siguroi fitoren në lojën shtesë.

Rezultati në kohën e rregullt ishte 1:1. E para shënoi Gana në pjesën e parë, ndërsa amerikanët barazuan nga penalltia në pjesën e dytë.

Më herët, në çerekfinale u kualifikua Uruguaji pas fitores ndaj Koresë së Jugut.

NOA

KOMENTE