English

Dorëza e Majkëll Xhekson shitet për 190.000 dollarë

Los Angelos, 27 qershor, NOA - Dorëza e kristaltë, të cilën Majkëll Xheksoni e mbajti në vitin 1984 gjatë "Turneut të Fitores", është shitur në ankand në Las Vegas për 190 mijë dollarë.

Dorëza me kristale të llojit Swarovski, ishte pjesë e trashëgimisë së Xheksonit që doli në shitje me rastin e një vjetorit të vdekjes së këngëtarit.

Dorëza, të cilën e bleu një grua nga Los Anxhelesi, u shit për dhjetëfishin e vlerës fillestare.

NOA/RFE

KOMENTE