Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Berisha: Z. Daul Erdhi Me Lajmin E Mirë Për Të Gjithë Shqiptarët
English

Durrës: Berisha: Z. Daul Erdhi Me Lajmin E Mirë Për Të Gjithë Shqiptarët

DURRËS, 27 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Kryeministri Sali Berisha tha sot në Durrës se Presidenti i grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Joseph Daul, erdhi pak ditë më parë në Shqipëri si mik i të gjithë shqiptarëve. Në përfundim të takimit me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me intepretimin që kreu i PS, Edi Rama, i bëri kësaj vizite si një "fushatë në mbështetje të kryeministrit shqiptar", z. Berisha vlerësoi se "Presidenti i grupit të PPE në Parlamentin Evropian, grupi që është në qeverisje në 16 vende të BE, erdhi në Shqipëri me lajmin më të gëzueshëm për çdo shqiptar dhe si mik i të gjithë shqiptarëve". Sipas z. Berisha, një ditë më parë z. Daul dhe parlamentarët e grupit të tij kishin luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave ndaj Shqipërisë në BE. "Në këtë kontekst, z. Daul bëri fushatë për mua aq sa bëri për çdo shqiptar që mezi pret lëvizjen e lirë në hapësirën evropiane", komentoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, "në dallim me atë që ndodhi disa javë më parë, këtë herë z. Daul mori takim me të gjitha partitë e spektrit parlamentar shqiptar dhe dha mesazhet më të shkëlqyera të bashkëpunimit". "Çdo intepretim tjetër i kësaj vizite është jorealist", nënvizoi z. Berisha, duke shtuar se shqiptarët e kanë shumë të qartë se cili ishte lajmi i mirë që ai solli. /s.s./
KOMENTE