English

Dy javë pas dhunës ndëretnike, kirgizët votojnë Kushtetutën e re

Kirgizi, 27 qershor, NOA – Pas trazirave më të fundit etnike ku mbetën të vrarë mëse 270 vetë, qytetarët e Kirigizisë kanë votuar sot në referendumin për kushtetutën e re.

Qendrat e votimit kanë qenë të mbrojtura në masa të rrepta sigurie.

Presidentja e përkohëshme e Kirigizisë, Roza Otunbajeva, që zëvendësoi në pushtet ish presidentin e rrëzuar me kryengritje popullore, Kurmanbek Bakiev, votoi në qytetin jugor Osh aty ku trazirat ndëretnike u ndjenë më egër se kudo.

Referendumi pritet t’i japë legjitimitet qeverisë së Otunbajevës, dhe kushtetuta e propozuar është përpiluar që të reduktojë në mënyrë të ndjeshme pushtetin e presidentit.

Nëse rezultatet e referendumit për kushtetutën, që pritet të shpallen nesër, do të rezultojnë pozitive, atëherë Kirgizia bëhet e para Republikë Parlamentare në Azinë Qendrore.

mit/NOA
KOMENTE