Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Izrael - Dobësimi I Euros Dhe Kriza Me Ankaranë Ulin Eksportet
English

Ekon - Izrael - Dobësimi I Euros Dhe Kriza Me Ankaranë Ulin Eksportet

JERUSALEM, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli dyshon se dobësimi i vazhdueshëm i euros ka ulur eksportet drejt Bashkimit Evropian që përbëjnë një të tretën e shitjeve izraelite jashtë vendit, sipas analistëve. "Është e qartë se kriza në Evropë dhe zhvlerësimi i euros do të kenë ndikim mbi ekonominë tonë kryesisht në eksporte për shkak të uljes së kërkesës'', theksoi ministri izraelit i Financave, Youval Steinitz. Sipas Steinitz, politikat shtrënguese buxhetore të miratuara nga Irlanda, Franca, Spanja apo Portugalia do të sjellin në një të ardhme të afërt ulje pagash në sektorin publik që do të prekë menjëherë dhe sektorin privat dhe kjo do të sjellë ulje të konsumit dhe importeve. Një ekonomist izraelit theksoi se ''kostoja e pagës në Evropë do të ulet nga 15 për qind në 30 për qind në raport me ato të praktikuar në Izrael duke bërë më pak konkuruese produktet izraelite''. Përveç të tjerash, ekonomia izraelite pësoi efekte negative dhe nga sulmi izraelit i 31 majit kundër një flotilje me ndihma humanitare ndërkombëtare. Ky sulm, ku si pasojë humbën jetën nëntë shtetas turq, shkaktoi një krizë akute me Turqinë, tregu më i rëndësishëm i rajonit për prodhimet dhe materialet ushtarake izraelite. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, mbyllja e tregut turk i ka shkaktuar Izraelit një humbje të madhe prej 400 milionë eurosh. Këto dy kriza mund të sjellin një rritje me 0,7 për qind të papunësisë që do të prekë më pas tetë për qind të popullsisë aktive, kjo e vlefshme me mbylljen e 20 000 vendeve pune./ /ec/
KOMENTE