Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G-20: Shumë papunësi, marrëveshje për shërimin e defiçitit financiar
English

G-20: Shumë papunësi, marrëveshje për shërimin e defiçitit financiar

Toronto, 27 qershor, NOA – 20 Vendet më të industrializuara të botës janë zotuar në samitin e G-20-ës, në Toronto të Kandasë, se do të përgjysmojnë defiçitin e tyre deri në vitin 2013.

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, ky vendim do të shprehet qartë edhe në deklaratën përfundimtare të Samitit të G-20.

Sikundër bëri të ditur Merkel, ishte Kanadaja, vendi mikpritës i samitit që propozoi që vendet që vuajnë defiçitin financiar të marrin përsipër edhe zotimin për ta përgjysmuar atë.

Sipas gjasave G20 duhet të kenë arritur një marrëveshje për t’i dhënë një mbështetje kryesore shërimit të krizës.

Prioriteti i parë i samitit të G-20-ës është për të mbrojtur dhe forcuar rritjen ekonomike, vendosjen e themeleve për një rritje të qëndrueshme dhe të balancuar, me qëllim rritjen e aftësisë së sistemeve financiare për të përballuar rrezikun financiar.

Ekonomitë e 20 vendeve më të zhvilluara të botës, janë të angazhuar të mbështesin dhe ekuilibrojnë fuqishëm planet e taksave, me qëllim që të përgjysmojnë defiçitin financiar brenda vitit 2013 si dhe për të stabilizuar e reduktuar deri në 2016-ën, defiçitin e PBB-së.

Sipas draftit të G-20, bankat nga tani e tutje do të ndihmojnë në rishëndoshjen e sektorit financiar, por me duke iu qasur ngushtë politikës.

Pra, sipas ekspertëve nuk ka detyrim për të futur një taksë globale mbi bankat.

Siç theksohet në projekt konkluzionet e G-20-ës, vihet në dukje se disa vende kanë zgjedhur mënyrën e taksimit dhe përcaktimet e tjera të ndryshme.

mit/NOA
KOMENTE