Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli Mbikëqyrës I Bsh-Së Do Të Miratojë Kete Javë Politikën Monetare
English

Këshilli Mbikëqyrës I Bsh-Së Do Të Miratojë Kete Javë Politikën Monetare

TIRANE, 27 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) pritet të vendosë këtë jave mbi politikën monetare për muajin qershor të vitit 2010, ku një nga elementët kryesorë do të jetë shqyrtimi për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit, që aktualisht është në nivelin 5.25 për qind. Sipas burimeve të BSH-së, gjatë kësaj mbledhjeje, vend kryesor do të zërë dhe diskutimi mbi gjendjen e ekonomisë gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2010 dhe perspektiva afatmesme e këtij sektori, si dhe projekti "Për disa ndryshime në rregulloret e operacioneve monetare të Bankës së Shqipërisë". Lidhur me rishikimin e Dokumentit të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, ishte vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili deklaroi në fillim të kësaj jave, për ndërmarrjen e një politike të re për ndryshim të normës së interesit për kredinë. Në forumin e organizuar nga BSH-ja, me përfaqësues të bankave tregtare që operojnë në vendin tonë, Fullani tha se "zhvillimet ekonomike në vend po diktojnë ndërmarrjen e një politike të re për ndryshimin e normës bazë të interesit për kredinë". Sipas tij, "këto norma do të shërbejnë për të përcaktuar çmimet e produkteve bankare. Shënjestrimi i normave të interesit në termin afatshkurtër është një orientim drejt normave bazë të përcaktuar nga Banka Qëndrore". Normat e larta të interesit, sidomos për kreditë, por edhe për komisionet që aplikojnë bankat, janë problemi kryesor i tregut financiar, fakt ky i cili ka stepur ndjeshëm edhe kërkesën konsumatore për të marrë kredi. Sipas ekspertëve të ekonomisë, mundësitë janë për një ulje të mëtejshme të kostos së parasë, një masë kjo, e cila do të ndikojë në zvogëlimin e interesave të borxhit të qeverisë. Banka e Shqipërisë, në misionin e saj, mbetet e angazhuar në hartimin e politikave monetare që synojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe qëndrueshmërisë së tyre, në përputhje me objektivin e saj. /k.sh/
KOMENTE