English

Kirgistan - Hapen Qednrat E Votimit Për Referendumin E Kushtetutës Së Re

OCH (Kirgistan), 27 qershor /ATSH-AFP/ - Qendrat e votimit u hapën sot në Kirgistan për zhvillimin e referendumit për Kushtetutën e re, të gjykuar si e domosdoshme nga qeveria e përkohshme pas dhunës ndëretnike që përfshiu pjesën jugore të këtij vendi të Azisë Qendrore. Masat e sigurisë janë rritur veçanërisht në Och, qyteti i dytë i kësaj ish-republike sovjetike dhe epiqendra e përleshjeve të dhunshme ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 2 000 persona, sipas autoriteteve të përkohshme. Rreth 2,5 milionë zgjedhës do të votojnë sot për Kushtetutën e re për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një personi të vetëm. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Rezultatet e para pritet të dalin nesër./ /ec/
KOMENTE