English

Moskë, vriten transportuesit e parave të bankës

Moskë, 27 qershor, NOA - Tre transportues të parave në Rusi janë qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar të cilët sulmuan makinën e tyre në Moskë.

Komiteti hetues i prokurorëve tha se gjithsej 10 plumba ishin shkrepur brenda automjetit, që i përket Bankës së Rusisë, duke i vrarë të tre njerëzit në vend.

Prokurorët thanë se thasët me para janë gjetur dhe ende nuk dihet nëse sulmuesit kanë arritur të vjedhin ndonjë sasi parash.

NOA

KOMENTE