English

Nga Mykonos tek Rodi, Greqia në krizë vë në shitje ishujt e saj

Athinë, 27 Qershor NOA – Ishuj dhe pjesë territori në shitje.

Ky është reagimi i grekëve ndaj krizës që po gjunjëzon këtë shtet.

Në shitje nuk kanë përfunduar vetëm territore të panjohura, por dhe perla të vërteta dhe ishuj prestigjioz si Mykonos e Rodi.

Siç u njoftua ditën e sotme nga “The Guardian”, një pjesë e ishullit të erës dhe destinacionit kryesor turistik të grekëve, ka dalë në shitje.

Autoritetet greke janë duke shpresuar në ardhjen e një manjati të madh të huaj, i cili të ndërtojë një kompleks turistik luksoz për tërheqjen e turistëve të rinj.

Me sa duket, edhe pse zëdhënësi ka mohuar raportin, pronari i Chelsea, Roman Abramovich, është i interesuar në blerjen e Mykonos, ku krahas tij janë dhe disa miliarderë kinezë, të cilët kanë shfaqur interes për ishullin e Rodosit.

Përveç vendeve më të famshme në Greqi në shitje janë dhe disa ishuj të vegjël. Nuk është e përjashtuar as mundësia se Athina mund të vendosë me qira për një kohë të gjatë disa nga perlat e saj, në vend të shitjes.

r.b/NOA
KOMENTE