Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Noka: Ppe, Apel Ramës Që Të Respektojë Kushtetutën E Shtetin Ligjor
English

Noka: Ppe, Apel Ramës Që Të Respektojë Kushtetutën E Shtetin Ligjor

TIRANË, 27 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, përshëndeti sot, deklaratën e Partive Popullore Europiane, që vlerëson progresin e Shqipërisë dhe i kërkojnë kryesocialistit Edi Rama të respektojë Kushtetutën e të veprojë konform shtetit ligjor, pasi ky është kriter i Kopenhagenit. Deputeti Noka iu referua deklaratës së bërë dy ditë më parë (25 qershor) nga Presidenti i Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens, koordinatori i grupit të Ministrave të Jashtëm të kësaj partie, Franco Fratini, njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Italisë dhe Elmar Brok, anëtar i Parlamentit Europian, pas takimit të fundit të Ministrave të Jashtëm të Partive Popullore Europiane në Assisi (Itali). Noka vlerësoi mbështetjen e këtyre politikanëve të mëdhenj të Europës për heqjen e vizave dhe për proceset integruese të Shqipërisë. " Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas vendimit të votuar unanimisht nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian për heqjen e vizave. Liderët e mëdhenj europianë theksojnë se qeveria shqiptare ka bërë një numër të madh koncesionesh për të plotësuar kërkesat e opozitës. Kryeministri Berisha u ka ofruar atyre shumicën dhe kryesimin e një komisioni hetimor parlamentar", tha Noka. Deputeti demokrat citoi deklaratën e PPE-së që thotë se "sa më shumë koncesione bënte Kryeministri Berisha, Kreu i PS-së, Edi Rama, bënte vazhdimisht kërkesa të reja, të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin zgjedhor dhe vendimet e mëparshme gjyqësore". "Liderët europianë në deklaratën e tyre thonë se Rama nuk është i interesuar për një marëveshje në respekt të shtetit ligjor dhe të Kushtetutës", tha Noka. PPE është forca më e madhe dhe me më influencë e partive europiane të qendrës së djathtë, që përbëhet nga 73 parti anëtare nga 39 vende./s.s./
KOMENTE