Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 27 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të dielën: Gazeta " Panorama" KUTITË NUK HAPEN NGA NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË Intervistë ekskluzive/ Shkrimtari i madh komenton krizën politike në vend: Rama e Berisha bënë "grusht shteti", kreu i PS e dinte si kompromis për buxhetin e bashkisë. Roli i dyzuar i Ramës ka dobësuar punën edhe të partisë, edhe të bashkisë. Dritëro Agolli flet edhe për ambasadorin Uidhers: Është më i miri që ka ardhur në Shqipëri. Nuk është hera e parë që kritikohen ambasadorët amerikanë. Kur ishte Marisa Lino, i kishin vënë emrin "halla". Shkrimtari kritikon shtimin e biznesmenëve në Parlament. Kuvendi i vitit 1992 ishte më i mirë se i sotmi. Tituj të tjerë: Braçe nxjerr sekretet e SHISH: Kush pastron paratë dhe investimet e mafies ruse dhe italiane. Topi me tre Presidentë në Prizren: Shengen ballkanik. Gazeta " Shqip" MAFIA E HUAJ BLEN PRONA SHQIPTARE SHISH paralajmëron Komisionin e Sigurisë se mafiozët rusë, italianë e izraelitë po investojnë në Shqipëri. Reagojnë Braçe dhe Demi. Raporti i SHISH kërkon buxhet shtesë për operacionet e zbulimit. Tituj të tjerë: - Policia rrugore heq 10 përqindëshin e gjobave dhe lejet. - Financat, administrata publike shtrëngon rripin. Gazeta Shqiptare: ARMËT FALAS NË AFGANISTAN, SHBA BËN NOTË PROTESTE Zbulohet korrespondenca mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një de marsh qeverisë shqiptare, dy muaj paa se ajo të merret vendimin për ti dhuruar armë Afganistanit dhe Irakut. Përmes kësaj note diplomatike që mban datën 12 korrik 2006, SHBA-të ftonin Tiranën zyrtare të bëjë të ditur llojin dhe origjinën e municionit luftarak që do të ofronte falas për ushtrinë afgane dhe atë irakiane. Tituj të tjerë: - Apeli i Topit: Ballkani pa viza në Evropë. - Flamuri njëshekullor shqiptar kthehet në atdhe, u mor në 1912 nga italianët. Gazeta " Koha Jonë" MEIDANI: PËR PS IKU KOHA E PROTESTAVE, TANI NË KUVEND Ish-Presidenti dhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS kërkon që opozita t'i rikthehet institucioneve. Ish-kreu i shtetit gjatë qeverisjes socialiste tha në Fier se "PS e arriti misionin për votën e lirë, pasi me përpjekjet e PS-së u rrit ndjeshmëria për votën". Ai pohoi se "pjesa tjetër e misionit mbetet pjesëmarrja në parlament e në proceset politike të vendit". Tituj të tjerë: - PS: Krimi po kontrollon ekonominë në Shqipëri. - Poni sistemi i adresave në Tiranë, mashtrim i Ramës. Gazeta "Rilindja Demokratike" LUFTA NDAJ KRIMIT, JA PRONAT E MAFIES QË JANË SEKUESTRUAR Ligji Antimafia, mijëra metra katrorë troje në bregdet, hotele, vila, dyqane, apartamente, automjete dhe para kesh të krimit të organizuar të bllokuara kalojnë nën administrimin e shtetit. Tituj të tjerë: - Financat: S'ka krizë, 15 mijë vende pune më shumë. - Basha: janë goditur 30 grupe të trafikimit të lëndëve narkotike. Gazeta 55 RAMA, SKEMË MAFIOZE PËR TË DHUNUAR JETËN PRIVATE TË QYTETARËVE TË TIRANËS Tituj të tjerë: - Lulzim Basha: "Kemi goditur dhjetra grupe të trafikut të drogës, zero tolerancë ndaj këtij krimi. - LSI shpall një profil intelektual për strukturat e reja të kryeqytetit. /m.m/
KOMENTE