English

Shkodër/Spahia: Maxhoranca Do Të Fitojë Zgjedhjet Vendore Vitin E Ardhshëm

SHKODËR, 27 Qershor/ATSH-G. Marku/- "Maxhoranca do të fitojë zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm", tha sot në Shkodër Ekrem Spahia, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Në punimet e konferencës së degës së kësaj partie, kryelegalisti Spahia u shpreh i bindur se "maxhoranca do të vijojë të drejtojë vendin me sukses, jo vetëm deri në fund të këtij mandati, por ka të garantuar edhe marrjen e mandatit tjetër pasarsdhës". Spahia garantoi se kontributi modest i PLL në koalicionin e së djathtës do të vijojë edhe më tej, duke dhënë kontributin e saj në fitimin e zgjedhjeve vendore fillimisht e në arritjen e një tjeter mandati të maxhorancës aktuale në zgjedhjet politike. /e.ç/
KOMENTE