Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Botërori 2010 - Thyhet Rekordi Botëror I Shikimit Të Ndeshjeve
English

Soft News - Botërori 2010 - Thyhet Rekordi Botëror I Shikimit Të Ndeshjeve

JOHANESBURG, 27 qershor /ATSH-MIA/ - Thulani Ngcobo, tifoz i zjarrtë futbolli, është rekordmen i ri i librit të rekordeve ''Guinness'', pasi djaloshi 29-vjeçar e fitoi këtë titull në kategorinë e "individëve të cilët kanë parë më shumë ndeshje të një kampionati botëror futbolli". Ngcobo ka qenë i pranishëm në nëntë stadiume, në tetë qytete të ndryshme dhe ka kaluar 1 800 minuta (30 orë) duke parë këto ndeshje, ndërsa pranoi çmimin pasi kishte parë edhe ndeshjen e 21-të, atë mes Kilit dhe Spanjës. Ngcobo tha se qëllimi i tij është të shohë 38 ndeshje deri në fund të Kampionatit Botëror, më 11 korrik. Deri në fund të këtij rrugëtimi ai do të bëjë 17 000 kilometra dhe do të kalojë 3 400 minuta (56,6 orë) në 10 stadiume dhe në nëntë qytete, ku luhen ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit./ a.jor.
KOMENTE