Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Gjermania Largon Anglinë Nga Botërori Me 4 Gola
English

Sport-Botëror/ Gjermania Largon Anglinë Nga Botërori Me 4 Gola

TIRANË, 27 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Gjermania shkatërroi me 4 gola Anglinë, e cila mundi të shënonte vetëm 1 herë. Për skuadrën e "Tre luanëve" u shënua edhe një gol i dyshimtë, që kaloi traversën dhe më pas përfundoi jashtë portës, duke i ngrirë festën anglezëve. Goli i avantazhit për Gjermaninë u shënua nga Miroslav Klose në minutën '20 dhe pak minuta më vonë vjen goli tjetër nga Lukas Podolski. Loja e anglezëve, të drejtuar nga Fabio Capello, nuk ndali vrullin dhe Upson rikthen besimin për përmbysje rezultati, duke shënuar në minutën '37. Spektakli në Bloemfontein rifillon në pjesën e dytë të lojës. Muller paralizon skuadrën angleze me dy gola të realizuar brenda 3 minutash, në minutën '67 dhe '70. Përballja mes dy rivaleve të vjetra europiane u mbyll me rezultatin e thellë 4-1, me Gjermaninë drejt çerekfinaleve dhe me Anglinë që përgatitet për kthimin në shtëpi./s.s./
KOMENTE