Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë- Ujësjellësi I Ri, Punimet Në Fazën Përfundimtare
English

Vlorë- Ujësjellësi I Ri, Punimet Në Fazën Përfundimtare

VLORË, 27 Qershor/ATSH- H. Koçi/-Punimet për zbatimin e projektit të ndërtimit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës, një investim i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe asaj hollandeze me një vlerë prej rreth 26 milionë euro, kanë hyrë në fazën përfundimtare. Drejtori i Ujësjellësit të qytetit, Viron Hyso, tha për ATSH-në se "ka përfunduar shtrimi i linjave të furnizimit në të gjithë gjatësinë prej 52 km dhe po kryhet lidhja pjesë-pjesë e tyre me sistemin funksional të ujësjellësit". Sipas tij "me këtë ritëm parashikohet që projekti i ndërtimit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës të përfundojë brenda 2-3 muajve". Projekti i ndërtimit të infrastrukturës së re të ujësjellësit konsiderohet si investimi më i rëndësishëm në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Vlorës, në disa dekada. Me përfundimin e këtij investimi do të rritet mbrojtja e burimeve të Ujit të Ftohtë si dhe do të zgjerohet rrjeti i shpërndarjes. Përmes projektit janë rehabilituar stacionet e pompimit numër 4 dhe 6, dy depo uji me kapacitet të përgjithshëm prej 4650 metër kub, si dhe janë ndërtuar stacioni i ri i pompimit numër 7 dhe një depo e re uji me kapacitet prej 6000 metër kub. Nga ana tjetër, për lidhjen e stacioneve të pompave dhe depozitave të ujit, janë shtruar 4.2 km tubacione çeliku të diametrave të mëdhenj, ndërkohë që janë zëvendësuar linjat ekzistuese të amortizuara dhe është në procesin përfundimtar ndërtimi i një sistemi të ri parësor dhe dytësor, me gjatësi 52 km. Ujësjellësi i ri do të garantojë furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm të banorëve. Sistemi ekzistues i shpërndarjes i qytetit të Vlorës, i ndërtuar në vitet '30-'40-të të shekullit të kaluar, është mjaft i amortizuar dhe siguron furnizimin me ujë të pijshëm, 5-6 orë në 24 orë. /k.sh/
KOMENTE