English

Afrikë e Jugut 2010, Kapelo: Dëshiroj të qëndroj në Angli

Afrikë e Jugut, 29 Qershor NOA – “Kam marrë shumë oferta nga klube të rëndësishme, por dëshira ime është të qëndroj sërish tekniku i përfaqësueses angleze”, - këto ishin fjalët e trajnerit italian Fabo Kapelo i cili ka shprehur qartë objektivin e tij për të qëndruar në drejtim të skuadrës së Anglisë.

“Kam biseduar me kryetarët e Federatës së Futbollit në Angli dhe pasi i bëra të ditur vendimin tim, më thanë se e ardhmja ime do të vendoset vetëm pas disa javësh”, - theksoi Kapelo.

Me sa duket, pas eliminimit nga ky Botëror në ndeshjen me Gjermaninë, Kapelo ndihet tepër i zhgënjyer dhe po kërkon të provojë sërish me këtë skuadër.

r.b/NOA

KOMENTE