Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet një i dyshuar për përdhunimin e Lushnjës, refuzon autorësinë
English

Arrestohet një i dyshuar për përdhunimin e Lushnjës, refuzon autorësinë

Lushnjë, 28 qershor 2010 NOA – Një 42 vjeçar u ndalua mbrëmjen e sotme nga policia e qarkut Fier, i dyshuar si autor i përdhunimit tronditës të vajzës 9 vjeçare M.SH nga zona myzeqare, krim që shokoi mbarë zonën, por ai ka refuzuar të jetë agresori. Zyrtarisht policia konfirmoi për agjencinë NOA se ka bërë shoqërimin e të dyshuarit dhe ende nuk ka vendosur për masë sigurimi policor të ndalimit apo arrestimit.

Burimet zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se Flamur Koçi, lindur e banues në fshatin Barbunj në rrethin Lushnjë, u shoqërua si i dyshuar për përdhunimin e vajzës nga fshati Kolonjë, fshat ngjitur me Barbunjin dhe pranë pyllit të Ardenicës ku ndodhi abuzimi seksual.

I dyshuari deri tani nuk ka pranuar të jetë autor i krimit, por marrja në pyetje po vazhdon dhe eksperti mjeko-ligjor do të analizojë gjithçka që do të bëjë të mundur zbardhjen e dyshimeve, raporton korrespondenti i agjencisë NOA duke iu referuar policisë lokale.

Gjithsesi, strukturat e Komisariatit Policise Lushnje thanë se po e heton 42-vjeçarin për vepren penale “Marredhenie seksuale me dhune me te mitur” parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Ngjarja u raportua dje pasdite kur në spitalin e qytetit te Lushnjes eshte shoqeruar vajza 9 vjeçare M.SH, e cila sipas mjekeve dyshohet te jete përdhunuar.

Me marrjen e ketij njoftimi strukturat e Komisariatit te Policise Lushnje shkuan prane ambjenteve te ketij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se e vogla me inicialet M.SH, 9 vjec, nga fshati Kolonjë i rrethit Lushnje pasi ka dale nga banesa e saj eshte marre me force nga nje person i paidentifikuar i cili e ka çuar ne pyllin e Ardenices te rrethit Lushnje dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me fëmijën e pambrojtur, e cila jeton me gjyshen pasi prindërit i ka emigrantë në Greqi.

Vajza, pasi ka marre ndihmen e pare mjekesore prane spitalit te Lushnjes eshte shoqeruar per ndihme mjekesore me te specializuar prane Q.S.U.T-se ne Tirane ku edhe ndodhet aktualisht.

e.b/r.n/NOA

KOMENTE