English

Balerina franceze bën striptizëm në Malin e Shenjtë

Australi, 29 qershor 2010 NOA - Një balerinë franceze ka ngjitur malin e shenjtë të vendasve Uluru, në shkretëtirën qendrore të Australisë dhe më pas ka kryer një striptizëm.

Fakti, i filmuar dhe postuar në internet, ka ngritur indinjata të shumta nga vendasit, të cilët pohojnë se, Alizee Sery, 25 vjeçare, duhet dëbuar menjëherë. Ajo është justifikuar duke pretenduar se donte të bënte nderime si dikur, kur njerëzit jetonin të zhveshur.

Videoja e saj është shfaqur në faqen e internetit të gazetës “Sunday Territorian”. Imazhet tregojnë Alizee Sery duke ngjitur lapidarin dhe më pas striptizën e saj duke mbetur vetëm në bikini, çizme dhe kapelë.

Ky veprim nuk u ka pëlqyer aspak vendasve të cilët e shohin këtë mal si një vend të shenjtë. Ata kërkojnë që dhe turistëve t’i ndalohet vizita në këtë vend. Sery ka theksuar se qëllimi i saj nuk ka qenë aspak të ofendojë kulturën e tyre vendës.

“Unë e bëra atë në shenjë homazhi duke qenë se ata jetonin në një mënyrë të tillë”, - tha ajo. Momentalisht është bërë e ditur se në qoftë se do të ketë një akuzë kundrejt balerinës franceze atëherë ajo mund të marrë një gjobë prej 200 dollarësh.

r.b/NOA

KOMENTE