Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be - Presidenca Belge E Radhës Kërkon Progres Të Tre Dosjeve Për Anëtarësim
English

Be - Presidenca Belge E Radhës Kërkon Progres Të Tre Dosjeve Për Anëtarësim

MADRID, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenca belge e Bashkimi Evropian, e cila më 1 korrik, ka në plan të përparojë me tre dosje për anëtarësim në bllok të cilat janë në vijim, të Kroacisë, Islandës dhe Turqisë, njoftoi nga Madridi sekretari belg i Shtetit për Çështjet Evropian, Olivier Chastel. "Belgjika dëshiron të përparojë lidhur me tre dosjet e angazhuara nga Spanja, atë të Kroacisë, Turqisë dhe Islandës", deklaroi zyrtari belg, gjatë një konference shtypi të përbashkët me homologun e tij spanjoll, Diego Lopez Garrido. Chastel deklaroi mundësinë për hapjen e një kapitulli negociatash me Turqinë në muajt e ardhshëm ndërkohë që Spanja e cila kishte presidencën gjatë gjashtëmujorit të parë, u tregua veçanërisht aktive për progres të dosjeve pavarësisht ngurrimit francez dhe gjerman. Që nga fillimi i bisedimeve në fund të vitit 2005, 12 kapituj tematikë të negociatave nga 35 të tillë ishin prej kohësh të hapur, por BE-ja kanë bllokuar disa që prej vitit 2006, kryesisht lidhur me çështjen qipriote. Franca dhe Gjermania preferuan të propozonin një partneritet të veçantë me Turqinë. Lidhur me Islandën, blloku i 27 vendeve i kanë hapur më 17 qershor dritën e gjelbër negociatave për anëtarësim në BE./ /i.p/
KOMENTE