Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Fton Opozitën Të Kontribuojë Për Reformat
English

Berisha Fton Opozitën Të Kontribuojë Për Reformat

TIRANË, 28 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berisha ftoi sot opozitën që të japë kontributin e saj në reformat kryesore, duke theksuar se maxhoranca do t'i japë të drejtën e propozimit të amendamenteve. "Ftoj opozitën që të japë kontributin e saj në të gjitha reformat, pasi kontributi i saj është i domosdoshëm. Qartësoj para shqiptarëve se për të gjitha ligjet që kërkojnë 3/5, opozita do të ketë të drejtën të bëjë çdo amendament që është brenda standardeve dhe maxhoranca do t'i pranojë ato, qoftë për ligjin e 'Gjykatës Administrative', Kodin Elektoral ose për draftin e imunitetit", nënvizoi Kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD). Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur, që bashkë me opozitën, të bëhen ligje dhe vendime të gjitha rekomandimet e OSBE-së. "Garantoj se jam i vendosur për të shndërruar në ligje dhe vendime të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-t, dhe kur them bashkarisht nuk tërhiqem nga zotimi që opozita të ketë të drejtën e hartimit të amendamenteve dhe kjo maxhorancë do t'i votojë ato pasi të ketë marrë një opinion nga Komisioni i Venecias apo OSBE/ODIHR", u shpreh Berisha. Sipas tij, bashkëpunimi nuk është gjë tjetër veç respektit të sovranitetit të opozitës dhe rolit të saj në parlament. "Në këtë parlament është konsoliduar tradita e bashkëpunimit dhe respektit reciprok dhe tradita e reformave të përbashkëta, në interesin më të mirë të gjitha forcave politike dhe të vendit", tha kryeministri./s.s./
KOMENTE