Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botërori, sot sfida mes dysheve Holandë-Sllovaki e Brazil-Kili
English

Botërori, sot sfida mes dysheve Holandë-Sllovaki e Brazil-Kili

Johanesburg, 28 Qershor, NOA – Ndërsa dita e djeshme ka dhuruar spektakël dhe emocione të forta në stadiumet afrikano-jugore në ndeshjet kualifikuese Gjermani-Angli dhe Argjentinë-Meksikë, edhe dita e sotme pritet të jetë po aq e ndjeshme sa i përket rezultatit të fitores së ekipeve vijuese.

E kjo, pasi sot ndeshen katër ekipe pretenduese për kualifikim dhe që kanë treguar kurajo dhe cilësi në ndeshjet eliminatore të fazë së parë të kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Kështu, sot pritet sfida mes dysheve Holandë-Sllovaki dhe Brazil-Kili, ku ndeshja e dy kombëtareve evropiane fillon në orën 16.00, ndërsa dy ekipet e Amerikës Latine luajnë në orën 20.30.

Ndërsa katër çerek-finalistët e parë janë Uruguaji, Gana, Gjermania dhe Argjentina, pritet që sot të përcaktohen edhe dy ekipet e tjera çerek-finaliste, të cilat do të kombinohen për të qenë përballë tyre në ndeshjet e radhës drejt gjysëm-finaleve të kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010”.

n.e/NOA

KOMENTE