Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokle: Një vit nga zgjedhjet, Europa dhe opozita kërkojnë transparencë
English

Dokle: Një vit nga zgjedhjet, Europa dhe opozita kërkojnë transparencë

Tiranë, 28 qershor, NOA – Ndërsa sot është mbushur plot një vit nga mbajtja e zgjedhjeve të 28 qershorit, zgjedhje të cilat shënuan edhe nisjen e krizës politike mes mazhorancës dhe opozitës, selia rozë deklaroi sot rishtas se qeveria vazhdon të mohojë transparencën e zgjedhjeve, duke mos dhënë shanse për zgjidhjen e krizës politike.

Ishte deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle që deklaroi se “një vit nga dita kur u bë krimi elektoral me zgjedhjet mazhoranca ende nuk pranon hetimin e zgjedhjeve për t’i dhënë fund ngërçit politik me opozitën".

"Është pikërisht ky qëndrim i mbrapshtë i mazhorancës dhe shurdhëria e saj ndaj transparencës së zgjedhjeve që po e çojnë Shqipërinë në totalitarizëm”, deklaroi deputeti Dokle.

Deputeti socialist nënvizoi se projektrezoluta për Shqipërinë, e miratuar nga Komisioni i Jashtëm i PE dhe komisionari për zgjerimin Stefan Fyle, i bën thirrje qeverisë që të arrijë dialogun me opozitën.

“Europa dhe opozita kërkojnë transparencën për zgjidhjen e ngërçit, por qeveria hesht”, tha Dokle, ndërsa evidentoi se opozita ka bërë hapa përdrejt konsensusit politik, por është qeveria ajo që nuk pranon dialogun me opozitën.

mit/NOA
KOMENTE